Vazhdojnë të mbeten të uzurpuara 27 asete në veri të Mitrovicës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdojnë të mbeten të uzurpuara 27 asete në veri të Mitrovicës

    Insajderi
    02 October 2016 - 09:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ende nuk ka arritur që t’i lirojë edhe 116 asete nga uzurpatorët, ndonëse një aksion të tillë bashkë me Policinë dhe Prokurorinë e kishin nisur në prill të këtij viti.

    Më së shumti ndërmarrje shoqërore me uzurpatorë kanë mbetur në rajonin e Mitrovicës, përkatësisht 27 asete të uzurpuara në veri të Mitrovicës, 4 ndërmarrje të uzurpuara në Mitrovicën Jugore, 9 në Leposaviq, 2 në Zubin Potok, 10 në Vushtrri dhe 5 në Skenderaj.

    Zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit nuk kanë dhënë arsye pse nuk është ndërmarrë ende ndonjë aksion për lirimin e pronave edhe në veri të vendit.

    Ylli Kaloshi, zëdhënës në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), ka thënë se aksione për dëbimin e uzurpatorëve do të ndërmerren në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës pa dallim, shkruan Zëri.

    Ai thotë se me ndihmën e Policisë së Kosovës Agjencia ka liruar 154 prona që kanë qenë të uzurpuara, ndërsa 76 raste, sipas tij, uzurpatorët i kanë liruar vetë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark