Vazhdon aksioni “Brezovica”, detaje nga Prokuroria – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vazhdon aksioni “Brezovica”, detaje nga Prokuroria

    Insajderi
    19 August 2022 - 10:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar për vazhdimin e aksionit “Brezovica”.

    Sipas Prokurorisë, aksioni po zhvillohet për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në zonën e Brezovicës.

    “Qëllimi i këtij operacioni është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

    Komunikata e plotë:

    Prokuroria Themelore në Ferizaj vazhdon aksionin në zonën e Brezovicës

    Ferizaj, 19 Gusht 2022 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës, edhe sot, janë duke vazhduar operacionin për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në zonën e Brezovicës.

    Qëllimi i këtij operacioni është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin.

    Edhe ky aksion i sotëm i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme në zonën e Brezovicës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark