×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon beteja Pacolli-Peci, ‘Baci’ thotë se ministri i kërkoi të jetë pjesë e listës së AKR’së më 2014-ën

    Insajderi
    20 November 2024 - 09:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, i ka reaguar ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, sërish.

    Pacolli me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se Peci kishte ardhur më 2014-ën kishte kërkuar të jetë pjesë e listës së AKR’së, shkruan Insajderi.

    “Peci po *GENJEN* kur pretendon se i kam ofruar të bëhej shef kabineti i Agim Bahtirit. Agim Bahtiri kishte ekipin e tij, dhe atëherë, Peci ishte i panjohur për ne”, deklaroi Pacolli.

    “Peci po *GENJEN* kur pretendon se i kam ofruar postin e zëvendësministrit të MPJ-së. Si mund t’i ofroj dikujt diçka që ne nuk e posedonim?”.

    Reagimi i plotë:

    Kërkoj ndjesë publike që po detyrohëm, për herë të fundit të merrem me këtë.

    Prapë ky Peci ne emisionin “Te Fidani” GENJEU*!

    Ndalu, more, mos gënje!

    A është për shkak të urtësisë dhe edukatës sime që nuk ke frikë dhe sulmon mua? Ndalu njëherë!

    Peci ka ardhur te unë para zgjedhjeve të vitit 2014 dhe ka kërkuar të jetë pjesë e listës së AKR-së, duke fyer LdK dhe lidershipin e saj.

    Unë nuk mund t’i ofroja një vend në listën e AKR-së. Pas mikpritjes së zakonshme në shtëpinë time, ai është larguar.

    Peci po *GENJEN* kur pretendon se i kam ofruar të bëhej shef kabineti i Agim Bahtirit. Agim Bahtiri kishte ekipin e tij, dhe atëherë, Peci ishte i panjohur për ne.

    Peci po *GENJEN* kur pretendon se i kam ofruar postin e zëvendësministrit të MPJ-së. Si mund t’i ofroj dikujt diçka që ne nuk e posedonim?

    Në atë kohë, mandati ynë qeveritar kishte përfunduar; ishim në proces zgjedhor dhe, pa qenë pjesë e qeverisë, nuk kishim asnjë mundësi t’i ofronim një post të tillë.

    Peci po *GENJEN* kur thotë se dikush në shtëpinë time i ka ofruar banesë ne Pr dhe 200,000 euro. Ai duhet të sjellë fakte për këtë genjeshtër, përndryshe do të duhet të përgjigjet para drejtësisë.

    Një akuzë e tillë është e rëndë dhe e natyrës korruptive.

    Peci nuk duhet të tentojë të devijojë vëmendjen duke njollosur emrin tim. Ai duhet të përballet me akuzat që po i bën gjithë Kosova ndaj tij. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark