Rezoluta për Policinë e Kosovës sërish nuk është vënë në votim në Kuvendin e Kosovës.
Kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së kuorumit.
Kjo rezolutë është inicuar nga Partia Demokratike e Kosovës.
PDK-ja kërkoi që 15 ditë nga miratimi i saj të ndahen mjetet për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës. Po ashtu, brenda 60 ditëve të miratohet projektligji për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë, kurse nga 1 janari 2024 të mbulohet pagesa e sigurimit, raporton Insajderi.
Kjo seancë është bojkotuar përsëri nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje. Hërën e fundit partia në pushtet deklaroi se opozitës i intereson vetëm pushteti dhe jo mbrojtja e interesit të qytetarëve ndërsa theksuan se nuk është edhe aq keq gjendja në Policinë e Kosovës.
Ndërkohë sot Vetëvendosje ftoi konferencë për media përderisa po mbahet seanca për mbështetjen financiare të policisë.
Armend Muja i VV-së fliste për keqpërdorime në ujësjellsit rajonal, atë të Pejës dhe Prizrenit. /Insajderi.org/