Policia e Kosovës ka njoftuar se dy personave iu ka kapur fishekë të pistoletës dhe substancë narkotike. Njëri nga ta është arrestuar.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari më pas është liruar me procedurë të rregullt, shkruan Gazeta Insajderi.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe veturën e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një sasi me substancë te dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 35 copë fishekë kalibri-7.65 mm”, thuhet në njoftim.
“Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti ne procedure hetimore”, vijon njoftimi. /Insajderi.org/