×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon dëshminë në seancë private dëshmitari i 99-të në rastin Thaçi dhe të tjerët

    Insajderi
    29 October 2024 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, dëshmitari i 99-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, i identifikuar me kodin W04854, po vazhdon dëshminë e tij në procesin gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

    Dëshmia e këtij dëshmitari është duke u dëgjuar në seancë private për publikun dhe pyetjet për atë i ka filluar mbrojtja e Selimit e përfaqësuar nga avokati Eric Tully.

    Ndryshe, ky dëshmitar është duke dëshmuar përmes video-lidhjes dhe ashtu siç u tha në gjykatë, bashkë me atë është një përfaqësues i ‘dhënies së informacionit’.

    Ky dëshmitar e ka filluar dëshminë të hënën pas dëshmitarit Fatmir Sopi, i cili dëshmoi në seancë publike.

    Ndërsa, pas tij pritet që të dëshmojnë gjatë kësaj jave edhe tre dëshmitarë të tjerë.

    Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark