Analiza që ngjalli shumë reagime, “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor” e publikuar nga Mehmet Kraja është fshirë nga faqja e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Kjo nuk e ka ndalur Krajën, pasi ai këtë shkrim që i është fshirë e ka publikuar në uebfaqen e tij personale, të titulluar “mehmetkraja.com”.
E publikuar para pesë ditësh, kjo analizë nuk figuron më në faqen e Akademisë. Ndonëse publikimi i kësaj analize ngjalli shumë reagime, nuk është bërë e ditur arsyeja e fshirjes së saj nga ueb faqja.
Analiza “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor” i referohej Serbisë dhe politikave të saj në Kosovë dhe në Ballkan, denoncon ashpër të gjitha veprimet subversive të shtetit fqinj, përfshirë edhe ndërhyrjet e saj në Gjykatën Speciale.
Së fundmi akademikët Jusuf Bajraktari, Hivzi Islami dhe Frashër Demaj kanë akuzuar kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, për keqpërdorim të ueb-faqes së ASHAK-ut.