Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vazhdojë sot nga ora 10:00 seancën plenare.
Deputetët gjatë seancës të së enjtes kanë miratuar vetëm disa pika të rendit të ditës, mirëpo kanë mbetur edhe 8 të tjera për tu vazhduar në seancën e sotme.
Pikat e rendit të ditës do të jenë, shqyrtimi i Projektligjit për investimet strategjike, emërimi i anëtarit të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës, zgjedhja e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit etj.
Gjithashtu kuvendi sot do të bëjë edhe shqyrtimin e Raportit të Radiotelevizionit të Kosovës, të Zyrës së Rregullatorit për Energji për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2015. Si dhe shqyrtimi i Propozimit për shpalljen e 5 Shtatorit – “Dita e Bamirësisë – Nëna Terezë”. /Insajderi.com