Bochum e ka mposhtur Bayern Munich me rezultat 3-2, ndeshje kjo që i ka lënë mbrapa tetë pikë nga kreu i tabelës. Bundesliga po kryesohet nga Bayer Leverkusen me 58 pikë.
Goli i parë u shënua nga ylli bavarez, Jamal Musiala për 1-0.
Jamal Musiala GOAL vs Bochum #Bundesliga #BayernMünchen
pic.twitter.com/wHrcRhVcLZ— MUHAMMAD zohaib (@theMzohaib) February 18, 2024
Më pas, ishte Anthony Losilla që barazoi për Bochum për 1-1.
Gati në përfundim të pjesës së parë, Keven Schlotterbeck shënoi për epërsinë e Bochum për 2-1.
Kevin Stoger më pas shënoi në minutën e 77 nga pika e bardhë për 3-1.
Golin e dytë e shënoi golashënuesi më i mirë tek Bayerni, Harry Kane.
🚨🚨| GOAL: HARRY KANE SCORES FOR BAYERN!!
Bochum 3-2 Bayern
pic.twitter.com/9Vdm5FKCee— CentreGoals. (@centregoals) February 18, 2024
Bayern po kalon një fazë të vështirë në ndeshjet e fundit. Së fundmi, ekipi bavarez u mposht në mesjavë nga Lazio me epërsi minimale, në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Insajderi.org/