Vazhdon gjykimi në Hagë për rastin “Thaçi dhe të tjerët” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon gjykimi në Hagë për rastin “Thaçi dhe të tjerët”

    Insajderi
    21 January 2025 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë edhe sot vazhdon procesi i gjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

    Sipas DHSK-së, ashtu siç ndodh rëndom, seanca nis nga ora 09:00.

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës së dytë kundër tij, për pengim të drejtësisë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Gjykata Speciale tha se Thaçi u deklarua rreth fajësisë së tij në formë të shkruar më 6 janar, pasi nuk kishte pranuar të deklarohej para gjykatëses së procedurës paraprake në dhjetor.

    “Ai u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës”, thuhej në njoftim.

    Theksojmë se ekipi i prokurorëve në rastin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, Hashim Thaçit, dhe të tjerëve të akuzuar për bashkëveprim në krime lufte ka në listë edhe 72 dëshmitarë për të përmbyllur çështjen e saj.

    Megjithatë në mars do të vendoset nëse prokuroria do të shtojë dëshmitarë të rinj në listën e saj fillestare prej më shumë se 320.

    Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara pritet të vendos në mars nëse do të thërras dëshmitarë shtesë, në rastin e ish-krerëve të lartë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, të akuzuar për bashkëveprim në krime lufte.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark