Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt – nis dëshminë mjeku ligjor Naim Uka - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt – nis dëshminë mjeku ligjor Naim Uka

    Insajderi
    06 October 2025 - 09:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Procesi gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt në vitin 2023, po vazhdon sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

    Në seancën e sotme, trupi gjykues po dëgjon dëshminë e mjekut ligjor Naim Uka, i cili po jep detaje mbi shkaqet e vdekjes së viktimës.

    Në seancën e kaluar, dëshmoi ish-drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri, i cili deklaroi se i akuzuari Naim Murseli nuk vuan nga ndonjë çrregullim mendor.

    Gjatë shqyrtimit fillestar dhe seancës së parë gjyqësore, Murseli është deklaruar i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark