Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e parë e shtatorit do të ketë mot me diell dhe vranësira.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se minimalja do të jetë 11 gradë Celsius ndërsa maksimalja me 33 gradë Celsius.
Sipas IHMK’së, sot pritet që temperaturat maksimale të lëvizin nga 27 deri në 33 gradë Celsius. Minimalet nga 12 deri në 16 gradë Celsius.
Sot do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi të lehtë deri në mesatare.
Sipas IHMK’së, edhe për katër ditë të tjera të javës parashikohet mot i ngjashëm.
Indeksi ultra vjollcë në gjysmën e parë të javës do të jetë në vlerat e larta, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të IKSHP. /Insajderi.org/