Vazhdon kërkimi për 67-vjeçarin e zhdukur në Istog, policia angazhon Shoqatën e Kosovës për Kërkim-Shpëtim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon kërkimi për 67-vjeçarin e zhdukur në Istog, policia angazhon Shoqatën e Kosovës për Kërkim-Shpëtim

    Insajderi
    19 August 2025 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim është përfshirë në kërkimet për gjetjen e 67-vjeçarit Beqir Malokaj nga Istogu, i cili është raportuar i zhdukur para dy ditësh.

    Përfshirja e shoqatës në këtë operacion është bërë me kërkesë të Policisë së Kosovës.

    “Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Sektori i Hetimeve, Stacioni Policor në Istog – Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim është angazhuar në operacionin për gjetjen e shtetasit Beqir Malokaj (67 vjeç), i raportuar i zhdukur,” thuhet në njoftimin e SHKKSH-së.

    Shoqata thekson se po punon ngushtë me Policinë e Kosovës me qëllim të zhvillimit të suksesshëm të operacionit dhe gjetjes sa më të shpejtë të personit të zhdukur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark