Vazhdon largimi i qytetarëve nga Ukraina - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vazhdon largimi i qytetarëve nga Ukraina

    Insajderi
    20 February 2022 - 19:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të evakuuarit nga pjesët e kontrolluara nga separatistët e Ukrainës lindore vazhdojnë të kalojnë në Rusi përmes një pikë kontrolli kufitar.

    Kështu raporton CNN, teksa thekson se një e evakuuar nga qyteti i Donetsk ishte shprehur se familja e saj u evakuua pasi dëgjuan zjarrin e predhave herët në mëngjesin e së dielës, shkruan lajmi.net.

    “Gjithçka ndodhi spontanisht, dëgjuam zhurma granatimesh rreth orës 01:00 të mëngjesit, unë rrëmbeva fëmijën tim dhe vrapova”, tha Irina, 35 vjeçe.

    Ndërkohë, një tjetër qytetar potencon se askush nuk i ka detyruar të ikin, por që të njëjtit po largohen në mënyrë vullnetare.

    “Ne u larguam vullnetarisht, askush nuk na detyron të largohemi dhe disa njerëz zgjedhin të qëndrojnë,” tha Viktor Ivanovich, 63 vjeç.

    Ndërkaq, zyrtarët lokalë në rajonin e Rostovit kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi udhëheqësit separatistë të premten urdhëruan evakuimin e civilëve nga rajoni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark