Vazhdon ndjekja e akademikëve dhe bankierëve në Turqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vazhdon ndjekja e akademikëve dhe bankierëve në Turqi

    Insajderi
    19 August 2016 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet në Turqi e kanë vazhduar goditjen kundër njerëzve të cilët akuzohen se kanë pasur ndonjë lidhje me puçin e dështuar ushtarak të muajit të kaluar.

    Sot prokurorët kanë paraqitur fletarreste për 84 akademikë, për të cilët pretendojnë se kanë lidhje me klerikun në ekzil, Fethullah Gulen, që Ankaraja e fajëson për orkestrim të grushtshtetit.

    Zoti Gulen, që jeton në Shtetet e Bashkuara, e ka hedhur poshtë çfarëdo përfshirjeje.

    Policia e Turqisë, po ashtu sot, i ka arrestuar 29 inspektorë të mbikëqyrjes së bankave shtetërore, që janë akuzuar “për inspektime të parregullta”.

    Ministri i mbrojtjes i Turqisë, Fikri Isik, tha se 137 pjesëtarë të ushtrisë, përfshirë 9 gjeneralë dhe admiralë, të akuzuar për mbështetje të puçit, ende janë në ikje.

    Gjithsej, 40 mijë njerëz janë arrestuar prej puçit të dështuar ushtarak më 15 prill, dhe më tepër se 20 mijë janë arrestuar.

    Më se 80 mijë njerëz janë suspenduar nga puna e tyre./REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark