Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, tha se forcat irakiane kanë nisur “të lëvizin” kundër militantëve të Shtetit Islamik në perëndim të Mosulit – një pjesë e qytetit e cila vazhdon të jetë nën kontrollin e grupit ekstremist.
Njoftimi i Abadit në televizionin shtetëror të Irakut vjen pasi ushtria ka dëbuar militantët nga pjesa lindore e Lumit Tiger.
Abadi, megjithatë, nuk dha detaje për aksionet që i kanë ndërmarrë forcat irakiane në perëindim të qytetit.
Ofensiva për çlirimin e Mosulit ka nisur qysh në tetor të vitit të kaluar.
Ky qytet ka rënë nën kontrollin e organizatës terroriste qysh në vitin 2014, përcjell Rel.
Shtetet e Bashkuara janë duke kryer po ashtu sulme, në mbështetje të ushtrisë irakiane.