Vazhdon operacioni "Brezovica", bastisje edhe në Ministrinë e Liburn Aliut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vazhdon operacioni “Brezovica”, bastisje edhe në Ministrinë e Liburn Aliut

    Insajderi
    06 January 2022 - 08:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksion i bastisjeve është duke u zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë. Këto bastisje janë vazhdim i aksionit për ndërtimet në Brezovicë.

    Bastisjet po zhvillohen edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

    Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.

    “Po, janë duke u kryer bastisje. Aksioni është duke u zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë. Bastisje janë duke u kryer edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësonor. Është vazhdimësi e aksionit të 21 dhjetorit, pra për ndërtimet në Brezvicë. Deri tash s’ka të arrestuar, meqenëse bastisjet po vazhdojnë ende”, ka thënë Jashari.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark