Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Insajderi
    28 January 2025 - 08:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ndryshe Naser Krasniqi është dëshmitari i ri i Prokurorisë, dëshmia e të cilit ka nisur pasditen e së hënës.

    Një avokat është caktuar për të ndihmuar dëshmitarin, duke siguruar se ai mund të kërkojë udhëzime në lidhje me çdo çështje të mundshme të vetinkriminimit.

    Në përgjigje ndaj kërkesës së dëshmitarit, trupi gjykues, në përputhje me rregullën 151, e siguroi dëshmitarin se dëshmia e tij nuk do të përdoret kundër tij në ndonjë ndjekje penale të mëvonshme para DHSK-së.

    I pyetur nga trupi gjykues, Krasniqi bëri të ditur se dëshiron që dëshmia të kryhet në seancë të hapur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark