Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Insajderi
    10 February 2025 - 08:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Ndryshe më 3 shkurt, Trupi Gjykues lëshoi një vendim në të cilin konstatoi se dëshmia e një dëshmitari ishte e përshtatshme për t’u pranuar me shkrim pasi dëshmitari të jetë vënë në dispozicion për t’u marrë në pyetje nga pala kundërshtare në gjykim.

    Trupi Gjykues autorizoi gjithashtu dëshmitarin të japë dëshmi nëpërmjet videolidhjes dhe urdhëroi Zyrën Administrative të bënte përgatitjet e nevojshme.

    Trupi Gjykues theksoi se Mbrojtja nuk e kundërshtoi mocionin dhe se ai ishte bindur që pranimi i deklaratës së dëshmitarit në formë të shkruar nuk e dëmton padrejtësisht Mbrojtjen dhe gjithashtu do të kontribuojë në kryerjen e shpejtë të procesit, meqë do të shkurtojë kohëzgjatjen e pyetjeve të Prokurorisë nga katër orë në 45 minuta.

    Trupi Gjykues gjykoi se dhënia e dëshmisë përmes videokonferencës do të jetë më e favorshme për mirëqenien e dëshmitarit dhe njëkohësisht do të sigurojë fleksibilitet në planifikim, çka kontribuon në shpejtësinë e procesit.

    Deri më sot 119 dëshmitarë kanë dhënë dëshmi në gjykatë në këtë çështje gjyqësore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark