Në Gjykatën Speciale në Hagë, edhe sot do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo do të jetë seanca e fundit përkohësisht, pasi trupi gjykues do të shkojë në pushim për sesionin veror.
Seanca është njoftuar të nisë në ora 09:00, teksa në ora 14:30 është paralajmëruar të ketë konferencë për media.