Vazhdon procesi i zgjedhjes së prokurorëve të rinj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon procesi i zgjedhjes së prokurorëve të rinj

    Insajderi
    13 June 2016 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur pjesën e dytë të provimit për 85 kandidatët për prokurorë të rinj, të cilët me sukses e kanë kaluar testin kualifikues.

    Provimi është mbajtur të shtunën në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

    Sic njofton KPK, ky proces është monitoruar nga anëtarët e Komisionit për Rekrutim të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE-së, EULEX-it dhe UNDP-së, kjo e fundit procesin po e mbështete edhe financiarisht. Procesi po administrohet nga personeli i Këshillit Prokuroria të Kosovës.

    Të gjithë kandidatët të cilët me sukses do të kalojnë pjesën e dytë të provimit, do të kenë të drejtë t’i nënshtrohen intervistës, para së Këshilli Prokurorial i Kosovës të propozojë emrat për prokurorë të rinj.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark