Vazhdon rënia e të ardhurave të Apple – Insajderi
×
  • Biznes
  • Teknologji

    Vazhdon rënia e të ardhurave të Apple

    Insajderi
    30 July 2016 - 12:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ky është tre mujori i dytë me radhë që Apple raporton rënie të ardhurash pas një rritjeje kolosale e pandërprerë që nga 2003.  Megjithatë rezultatet financiare të kompanisë ishin më të mira sesa pritej çka shënoi rritje të aksioneve me 5%.

    Rënia e të ardhurave iu atribua rënies së shitjeve të iPhone të cilët gjenerojnë 2/3 të të ardhurave të kompanisë.

    Apple shiti vetëm 40.4 milion iPhone nga 51.2 milion të shitur tre mujorin paraardhës. Çmimi mesatar i një iPhone ka rënë nga 642 dollar në 595 dollar.

    Një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe ekonomia në rënie e Kinës ku shitjet në këtë vend ranë me 33.1 % nga 112.4 % rritje që ishte vitin e kaluar.

    Megjithatë Apple gjen hapësira për entuziasëm ndërsa ditën e sotme zbuloi se kishte shitur plot 1 miliard iPhone nga modeli i parë gjer tek iPhone 6S, shkruan pcëorld.all.

    Apple vijon të jetë kompania më e madhe në botë me njj vlerë tregu prej 520 miliard dollar. Fitimi i tre mujorit të fundit llogaritej në shifrat e 7.8 miliard dollar, po aq sa kushton i gjithë Spotify.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark