Kursi i euros të martën në tregjet botërore ra në nivelin më të ulët në pothuajse tre vjetët e fundit, në raport me jenin pas lajmeve që vijnë për një ekonomi të dobët në eurozonë.
Euro në një moment ra në 122.085 jen, nivelin më të ulët që prej muajit prill të vitit 2013. Më vonë ishte stabilizuar në 122.73 jen, që do të thotë se është forcuar me 0.2 për qind në krahasim me një ditë më parë.
Euro mbeti nën presion ndaj dollarit dhe funteve pas të dhënave të fundit të inflacionit nga Eurostat, shkruan albinfo.ch.
Indeksi më i fundit PMI tregon se rritja e aktiviteteve në sektorin e prodhimit të eurozonës është në nivelin më të ulët në vitet e fundit./Insajderi