Vazhdon riatdhesimi i kosovarëve që migruan ilegalisht në BE - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon riatdhesimi i kosovarëve që migruan ilegalisht në BE

    Insajderi
    07 July 2016 - 08:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Riatdhesimi i kosovarëve që kanë emigruar ilegalisht në vendet e Bashkimit Evropian po vazhdon dhe vetëm brenda periudhës janar – maj 2016 janë riatdhesuar më shumë se 22 mijë e 700 qytetarë.

    Gjermania është vendi nga i cili ka më së shumti të riatdhesuar në këtë periudhë, mbi 17 mijë. Të riatdhesuarit, që kanë kërkuar azil në BE viteve të fundit, nuk gëzojnë më mbështetje nga shteti.

    Përfaqësuesit e opozitës dhe analistët politikë vlerësojnë se personat e riatdhesuar kanë nevojë për mbështetje në forma të ndryshme, në mënyrë që të mundë të riintegrohen pasi tani janë të papunë dhe një pjesë e tyre kanë shitur edhe pasuritë duke shpresuar se në Perëndim do të gjejnë një jetë më të mirë.
    Ndërsa gjatë vitit të kaluar në periudhën janar-maj, sipas të dhënave të Zyrës për Informim të Ministrisë së Punëve të Brendshme 22 mijë e 722 qytetarë janë riatdhesuar, shkruan Zeri.

    “Në vitin 2015 janë ripranuar 16546 qytetarë të Kosovës, ku prin Gjermania me 11939. Ndërsa në periudhën janar – maj 2016 janë ripranuar gjithsej 6176 kosovarë, edhe këtë vit prin Gjermania me 5219”, thuhet në përgjigjen e kësaj Zyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark