Vazhdon seanca e kuvendit e ndërprerë javën e kaluar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon seanca e kuvendit e ndërprerë javën e kaluar

    Insajderi
    09 March 2017 - 08:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës me pikat e rendit të ditës të mbetura nga seanca e javës së kaluar.

    Seanca e javës së kaluar ishte ndërprerë për shkak të ngritjes së tensioneve në kuvend kur disa nga përfaqësuesit e veteranëve kishin kërkuar më ngulm të rikthehet edhe një herë në kuvend ligji për Gjykatën Speciale.

    Sipas paralajmërimit të partive opozitare që kanë bërë dje në piken e parë të rendit të do të jetë rezoluta për lirimin e Haradinajt dhe ndërprerja e bisedimeve me Serbinë deri sa të spastrohen të gjitha listat.

     

    Ndërkohë që këto janë pikat e rendit të ditës.

    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-148 për ndërmarrjet sociale,

    Shqyrtimi i parë i Projekt-kodit nr. 05/L-146 i Drejtësisë për të Mitur,

    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-128 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-158,

    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-145 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë,

    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-007 për procedurën jo-kontestimore,

    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-144 për Noterinë,

    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-140 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,

    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-136 për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës,

    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-130 për shërbime,

    Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-223 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, dhe Ligjin nr. 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,

    Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-152 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim Financiar në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë, e përfaqësuar nga Ministria Federale e Financave,

    Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-153 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Hungarisë për Themelimin e Programit Kornizë për Bashkëpunim Financiar,

    Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-154 për Ratifikimin e Protokollit Financiar midis Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Francës, dhe të Marrëveshjes për Hua për zbatimin e Protokollit Financiar ndërmjet Ministrisë së Financave së Republikës së Kosovës dhe NATIXIS,

    Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-155 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Garancisë për FSDK – Linja e Dytë Kreditore për Fondin për Sigurimin e Depozitave të Kosovës ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,

    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-150 për ndryshimin dhe plotësimin Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës,

    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-129 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark