
Komuna e Prishtinës, ka thelluar skandalin në tenderin 6.5 milionësh. Kjo kontratë u dha për “Ndërtimi i ishullit urban Arberi-Pallati i Rinisë”. Fitues u shpall konsorciumi prej disa kompanive. Njëra nga këto kompanitë ishte e njeriut të afërt me LDK-në, tjetra pronarin e kishte të arrestuar për ryfshet. Ndërsa tashmë Insajderi ka mësuar se edhe kompania “EURO ABI SH.P.K”, nuk qëndron mirë para ligjit.
Gazeta Insajderi
Përparim Rama, ka dhënë tenderin 6.5 milionë euro për ndërtimin e “ishullit urban”.
Sipas njoftimit del se këtë tender e ka fituar konsorciumi “N.N.P. EURO CONSTRUCION; EURO ABI SH.P.K; Beni Contruction SH.P.K; Arifaj sh.p.k”.
‘Hisedar’ në këtë tender siç ka raportuar Gazeta Insajderi u bë ‘Beni Contruction SH.P.K’, pronari i secilës ishte arrestuar në vitin 2022. Arben Shahinit, ishin vënë prangat nën dyshimet për ryshfet në rastin “Brezovica”.
Por, që Rama në këtë kontratë të ‘majme’ nuk la anash as persona të afërt me partinë.
Kompania tjetër, që ishte pjesë e këtij tenderi “N.N.P. EURO CONSTRUCION”, ka lidhje me LDK-në.
Por, skandali nuk përfundoi me kaq, pasi edhe kompania “EURO ABI SH.P.K”, del se nuk ka një imazh të mirë.
Ky biznes ishte bastisur vitin e kaluar në aksionin për fajde.
Kush është kompania “EURO ABI SH.P.K” dhe për çka u dënua?
Në tenderin mbi gjashtë milionë të Përparim Ramës, u shpërblye në konzorcium edhe kompania “EURO ABI SH.P.K”.
Në mars të vitit 2023, ishte zhvilluar aksion kundër fajdes në disa qytete të vendit, në biznese të ndryshme. Ky aksion kishte rezultuar me arrestimin e 14 personave, disa pre të cilëve pronarë të auto salloneve e kompanive të tjera, të dyshuar për fajde, detyrim e shmangie nga tatimi.
Në mesin e bizneseve që u bastisën ishte edhe Ndërmarrja tregtare “Euro Abi”, që funksionon në tri njësi, dy prej tyre në magjistralen Prishtinë – Ferizaj dhe një në Graçanicë.
Pronari i këtij biznesi siç kishte raportuar Sinjali, kishte përfunduar në pranga. Shefik Rexhepi (tash Zeqiri) përveç biznesit, atij i ishte bastisur shtëpia në fshatin Mogillë, në komunën e Kllokotit.
Ky biznes ishte i regjistruar në ARBK në emër të Kadrush Rexhepit, familjarit të Shefikut.
Në janar të vitit 2023, po ashtu Kadrush Rexhepi është shpallur fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë për falsifikim të kontratës së punëtorit.
Kompania tjetër, që ishte pjesë po ashtu e këtij tenderi “N.N.P. EURO CONSTRUCION”, siç ka raportuar Insajderi ka lidhje me LDK-në.
Kush qëndron prapa “N.N.P. EURO CONSTRUCION”?
Kompania “N.N.P. EURO CONSTRUCION”, është themeluar nga Bislim Morina në vitin 2013.
I njëjti ishte pjesë e partisë që udhëheq Prishtinën.
Bislim Morina në vitin 2014 ishte emëruar Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim Bislim Morina, në Komunën e Rahovecit, nga radhët e LDK-së.
Ai në profilin e tij ka të publikuar fotografi nga aktivitet në këtë parti.
Ndërkaq, pronari i Beni Contruction SH.P.K; që është po ashtu pjesë e këtij tenderi, ishte arrestuar në vitin 2022 nën dyshimet për ryshfet.
Kush është pronari i Beni Contruction dhe problemet me ligjin
Në tenderin mbi gjashtë milionë të Përparim Ramës, u shpërblye në konzorcium edhe kompania “Beni Contruction”.
Pronari i kësaj kompanie është Arben Shahini i cili kishte qëndruar prapa grilave si i dyshuar për rastin “Brezovica”.
Policia e Kosovës në vitin 2022 kishte arrestuar drejtorin e ndërmarrjes ndërtimore “Beni Construction SHPK”, Arben Shahinin.
Shahini siç ka raportuar Insajderi dyshohej se kishte bashkëpunuar me ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq. Biznesmeni Shanini dyshohej se ka shërbyer si sekser i bosit të dikurshëm të Brezovicës i njohur si “Braca”.
Gjykata Themelore e Ferizajt i kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaji nën dyshimin se ka kryer veprën penale “marrja e ryshfetit në ndihmë”./Insajderi.org/