Çmimi i brendit global të naftës së papërpunuar të tipit Brent ka shkuar të hënën në 50.27 dollarë për një fuçi duke vazhduar rritjen të filluar të premten, raporton Anadolu Agency (AA).
E premtja e fundit shfaqi shenjat e para të rikuperimit të tregut në shtatë ditët e fundit duke shënuar një rritje prej 2.54 për qind.
Çmimi prej 51.95 dollarë më 9 qershor, zbriti në 47.02 dollarë më 16 qershor. /Insajderi.com