Ka arritur në 152 numri i të vdekurve nga shpërthimi i një cisterne me naftë, në një autostradë në Pakistan.
Është raportuar se fshatarët kanë qenë duke marrë naftën që rrjedhte nga cisterna e rrëzuar, kur ajo ka shpërthyer në flakë.
Indicenti ka ndodhur të dielën në jugperëndim të qytetit Multan.
Dhjetëra njerëz janë duke u trajtuar në spital, ndërsa disa viktima janë djegur përtej njohjes, thanë zyrtarët.
Ushtria e Pakistanit tha se ka dërguar helikopterë për të ndihmuar evakuimin e të plagosurve.
Kryeministri i Pakistanit, Navaz Sharif, ka ndërprerë vizitën në Londër, pas incidentit.