Vazhdon thyerja e masave antiCovid në Drenicë: Bekim Jashari pritet në Aqarevë me këngë dhe çifteli - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vazhdon thyerja e masave antiCovid në Drenicë: Bekim Jashari pritet në Aqarevë me këngë dhe çifteli

    Insajderi
    27 December 2020 - 19:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka vizituar familjen Rrahmani në fshatin Açarevë.

    Këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në Facebook.

    Në fotografitë e publikuar nga Bekim Jashari, shihet se pjesëmarrës në ndejë janë afro 20 persona.

    Siç edhe po shihet nga pamjet, nuk ka respektim të masave antiCovid.

    Jashari është pritur me këngë dhe çifteli në odën e kësaj familje.

    “Një ndejë vëllazërore në lagjen Rrahmani, në Aqarevë. Bisedë e lirë për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë të përbashkët. Një falënderim të veçantë për mikpritjen dhe bisedat e frytshme që bëmë së bashku. Çdo herë i juaji, në shërbimin tuaj!”.

    Mbrëmë masat antiCovid u thyen edhe nga “rivali” i Bekim Jasharit, Sami Lushtaku.

    Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, deputeti i PDK-së Fadil Nura, ish-kryesuese i Kuvendit Komunal të Skenderajt Ismet Salihu e aktivistë të tjerë të kësaj partie, u panë mbrëmë të bashkuar në një odë ku mes saj jehonte tingulli i sharkisë./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark