“Vazhdoni të bërtisni, gazetaria nuk është krim!” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Vazhdoni të bërtisni, gazetaria nuk është krim!”

    Insajderi
    14 May 2016 - 10:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kudo që hidhni vështrimin, liria e shprehjes ndodhet nën sulm. Në Kinë, një gazetar i pavarur zhduket në aeroport, një nga shumë të ndaluarit, censuruarit dhe terrorizuarit.

    Në Egjipt një student italian që studionte për doktoraturën e tij në Universitetin e Kembrixhit u gjet i torturuar dhe vrarë, ndërsa qindra blogerë dhe aktivistë janë arrestuar.

    Në Turqi dy gazetarë të njohur janë dënuar me 5 vjet burg për publikimin e një ngjarje të rëndësishme, në lidhje me dërgesat e fshehta të armëve turke në Siri, ndërkohë që dy të tjerë janë dënuar me nga 2 vite burg për ribotimin e karikaturave të Charlie Hebdo.

    Që nga viti 2014 rreth 1.845 padi penale janë ngritur kundër personave të dyshuar se kanë “fyer” presidentin Rexhep Tajip Erdoan, këtë sulltan cipë-hollë.

    Dekreti trishtues i sulltanit përhapet në Gjermani, ku qeveria gjermane lejoi në mënyrë të vajtueshme procedimin penal kundër komedianit Jan Böhmermann, për shkak se lexoi një poemë satirike në lidhje me presidentin turk. Në Poloni gazetarë të njohur u zhdukën.

    bota.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    23 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark