×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vazhojnë arrestimet e kundërshtarëve partiak në Mal të Zi

    Insajderi
    04 February 2021 - 14:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish drejtori i Fondit të Investimeve dhe Zhvillimit (FIZH) të Malit të Zi, Zoran Vukçeviq, është arrestuar, njoftoi zëvendës kryeministri malazes Dritan Abazoviq në Twitter.

    “Arrestimet e disa njerëzve kanë filluar si pjesë e çështjes së Fondit Abu Dhabi, në të cilën buxheti u dëmtua për dhjetëra miliona euro. Midis të arrestuarve është ish-drejtori i FIZH, Zoran Vukiçeviq”, ka shkruar Abazoviq.

    Ai gjithashtu deklaroi se imuniteti i “aktorit kryesor në këtë çështje – ish ministrit të bujqësisë Petar Ivanoviq duhet të hiqet sa më shpejt të jetë e mundur”.

    Përndryshe Vukiçeviq dhe Ivanoviq janë zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Socialistëve të Millo Gjukanoviqit /Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark