×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Vdekja dhe kujtesa

    Insajderi
    08 November 2022 - 12:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkruan: Gennaro Malgieri

    Vdekja është ekzorcizuar. Ajo është larguar nga mendimet tona. Festimi i Halloween-it, ështënjë shpikje e konsumizmit të madh global. Kjo festë nuk ka rrënjë. Dhe nuk është as pagane, siç thuhet zakonisht. Ajo është një ofendim bajat ndaj misterit të fundit tokësor.

    Kësisoj ne e vendosim shpirtin në paqe, ose të paktën trupin, trurin, shqisat, ndjenjat tona. Dhe të gjithë harrojnë që në ditën e të vdekurve ne festojmë kujtesën, të shkuarën. Dhe gjithçka ringjallet me delikatesën e dashurisë për ata që e kanë atë.

    “Kjo tokë nuk është tashmë atdheu ynë. Për ne është një vend kalimi, nga i cili së shpejti duhet të kalojmë në shtëpinë e përjetësisë”. ‘Non habemus hic manentem city, sed futura inquirimus’ (Nuk kemi një shtëpi të përhershme këtu poshtë, por po shkojmë në kërkim të shtëpisë së ardhme), shkroi Shën Alfonso Maria de Liguori në librin “Aparati për vdekjen”. Dhe përkohshmëria e jetës tokës shfaqet në frikën e braktisjes së gjërave materiale, ndërsa ne duhet të kujdesemi për ruajtjen e kujtesës dhe përcjelljen e saj. Është i vetmi thesar, i vogël apo i madh, që zotërojmë:ndaj duhet ta përdorim mirë. Por përkundrazi, ne e nëpërkëmbim, e mohojmë sepse është e rëndë, si të kishim një vilë luksoze që nuk duhet ta braktisim kurrë.

    Ndërkaq vendbanimi ynë i përjetshëm, deri në Ditën e Gjykimit, është një gropë në të cilën, përveç gjymtyrëve të gjora, nuk mbajmë asgjë tjetër, ndërkohë që duhet dhe mund t’ua besojmë të mbijetuarve, trashëgimtarëve, pasurinë tonë të vetme, kujtesën, pikërisht këtë“arkivol” identitar dhe të përjetësimit të historive, që kanë formuar mishin dhe shpirtin tonë.

    Epoka jonë është ajo e harresës. Kjo e fundit i justifikon të gjitha gjërat, pastron të gjitha mëkatet, i shfajëson të gjitha veprat e këqija. Ndoshta vetëm pak shpirtra e kuptojnë gabimin e mos të qënit të përmbajtur, dhe të mendojnë se do të kishin bërë më mirë të mos luanin me lakminë dhe të ndiqnin më mirë rrugën e maturisë deri në shenjtërinë e mundshme.

    Papa Leoni XI tha në pragun e vdekjes:”Më mirë të isha portier i manastirit tim sesa Papë!”. Edhe pasardhësi i tij Honorius III, rrëfeu se “do të kishte qenë më mirë nëse do të kisha qëndruar në kuzhinën e manastirit tim duke larë enët”. Mbreti i Spanjës, Filipi II, e flaku rrobën e tij mbretërore në këmbët e të birit, dhe duke i treguar gjoksin e gangrenizuar dhe plot me krimba, i tha:”Princ, shih si vdesim ne mbretërit, dhe si përfundon madhështia e botës!”. Vdekja e monarkëve është e njëjtë me atë të më të varfërve, theksoi sovrani. Dhe sot? Pasi kemi braktisur maturinë, përulësinë, kujtesën, atëherë çfarë na mbetet në fund të jetës? Në rrugët tona ndeshim shenja që na duken pa zë, sepse nuk jemi në gjendje t’i dëgjojmë.

    Ato janë pasuri, trashëgiminë e të cilave nuk e pretendon askush. Janë aty, buzë indiferencës, mbetje të epokave të afërta e të largëta, që nuk kanë forcë të tërheqin vëmendjen e kalimtarit të hipnotizuar nga një horizont i padeshifrueshëm. Na thuhet se me “gurët e së shkuarës, nuk ndërtohet asgjë”.

    Se materialet e preferuara për t’u përdorur janë të tjerat:më pak rezistente, më të lira, më të lakueshme. Të destinuara për një degradim të hershëm, për të mos pasur detyrën e ruajtjes, restaurimit, mirëmbajtjes. Dhe kështu lihet në harresë, borxhi që na lanë ata që vdiqën shumëkohë para nesh.

    Edhe pse bukuria është eklipsuar, dominon hija e braktisjes, të cilës ne i përkushtohemi duke recituar moto estetike, që e cilësojnë një fat të përkohshme dhe iluzor, dhe në krahët e dashur të të cilës na thuhet se do të gjejmë në mënyrë të pashmangshme paqen.

    As arti apo muzika nuk i rezistojnë erës së korrupsionit:ato vazhdojnë për aq kohë që zgjatankesa, por nuk riprodhohen në thatësinë e shpirtrave të rraskapitur nga kundërshtimi rraskapitës ndaj rrënimit të asaj që i bëri ata të pasur, të frytshëm, joshës.

    Harresa po e fiton lojën e saj ndaj kujtesës, dhe po vjedh gjithçka që nuk përdoret me shumëse një herë. Ruajtja e kënaqësisë ose mëkatit, virtytit ose vesit, gëzimit ose dhimbjes është indiferente. Të kujtosh, është tashmë një folje që duhet hequr nga fjalori i modernitetit.

    Sepse ajo është e padurueshme dhe e turpshme përballë pafundësisë. Jeta nuk duhet reduktuar në asgjë, në mënyrë që të mos ketë detyrime ndaj vdekjes dhe rrjedhimisht ndaj pasardhësve. Momentalja është ndërprerja e vazhdueshme e një shtegu. Si një varg që nuk gjendet mevargun pasues.

    Vrasja e kujtesës është e barabartë me vjedhjen e së ardhmes. Në fakt thelbi i saj nuk qëndron aq shumë në ripërtëritjen e së shkuarës duke e festuar atë në të tashmen, por në kthimin e kokës nga e ardhmja për t’u dhënë brezave të ardhshëm frytet e përvojave, historive dhe pasioneve.

    Është “thelbi i shpirtit” thoshte Shën Agustini. Ndërsa Shën Thomai e pa atë si “thesarin dhe vendin e ruajtjes së specieve” . Prandaj nuk është, siç do të donim sot, dhoma e pasme e një depoje kujtimesh, por një energji dinamike dhe jetike që shoqëron ekzistencën tonë, dhe e zgjeron kapacitetin e saj për të kuptuar përballë të resë.

    Aq shumë sa Bergson theksoi dikur se kujtesa “nuk konsiston në kthimin pas nga e tashmja në të kaluarën, por në kalimin nga e kaluara në të tashmen”. Kujtesa nisi të zbehej kur hijet e së shenjtës u tërhoqën në njohuritë tona, dhe kur zbulimi i varfërisë njerëzore nuk e armatosidot ndërgjegjen përballë ekspozimit të lakuriqësisë së saj.

    Por i bindi mjeshtrit e mendimit ta mbulonin atë me veprime të çoroditura, për të treguar se edhe pa një të kaluar, dhe për rrjedhojë pa njohjen e Krijimit, mund të ketë një të ardhme. Pa një kujtesë nuk kemi pse të merremi me veten. Dhe as me vdekjen që na pret në qoshe.

    Sepse ne besojmë se nuk duhet t’u trashëgojmë asgjë të tjerëve. Prandaj jemi të përjashtuar larja e hesapeve me të kaluarën. Duke ia mohuar vetes këtë, mund të çlirohemi nga obsesioni i së ardhmes. Ne, produktet e qytetërimit, kemi në fakt më pak rëndësi se ajo çfarë konsumojmë.

    Dhe qëllimi që ndjekim plotësisht në mënyrë të pandërgjegjshme, sado i tmerrshëm qoftë, deri në atë pikë sa të mos e pranojmë kur na vihet në dukje, është shtypja e vetvetes. Harresë totale, absolute, dhe e paapelueshme. Dënimi i kujtesës, i pushtuar nga harresa, lë pas rrënoja të çdo lloji, disa prej të cilave i kam përmendur më lart.

    Por thesari më i madh që shkatërron është dashuria. Nëse nuk e mbani mend që njeriu është një dashuri e mishëruar, është më e lehtë të zemëroheni kundër tij, ta shtrembëroni deri në asgjësim, t’i hiqni edhe ato atribute shpirtërore që i kanë mbetur, dhe ta reduktoni në një robot.

    Por dashuria është një dhuratë që nuk lejon shkëmbim. Kujtimi i dashurisë është vazhdimësia në dhënien e vetes deri në ekstazë në disa raste, në ndezjen sublime të mishërimit sipas kanuneve normale, në mbështjelljen me dashuri të nevojave të të përulurve dhe të dëshpëruarve.

    Dashuria për kujtesën është shpëtimi i rrënimit të Krijimit, të cilit i përkushtohen me kujdes brutal apostujt e panumërt të apostazisë që nuk lejon falje:lufta kundër jetës së përjetshme, parimi i panjohur i vazhdimësisë deri në fundin e kohës.

    Një herë dëgjova klithmën e parë të një vajze të vogël, kombinuar me britmën e dhimbjes së nënës së saj teksa e solli në këtë botë. Gruaja shtatzënë dhe fëmija i pa lindur m’u dukënpërfaqësimi i kujtesës trupore, të cilin nuk mund ta shkatërrojë asnjë pushtet.

    Nuk më shkoi ndërmend për asnjë çast se kasapët ishin duke pritur. Mohimi i kujtesës është vrasja e pahijshme e shpirtit të popujve, pasi aborti është vrasja më e poshtër. Në të dyja rastet ne festojmë triumfin e harresës, fundin e historisë. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark