Vdekja e 25 vjeçarit në një motel në Gjilan – Policia jep detaje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekja e 25 vjeçarit në një motel në Gjilan – Policia jep detaje

    Insajderi
    01 February 2025 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një prej moteleve të Komunës së Gjilanit. Siç ka raportuar Insajderi, viktima ndodhej së bashku me një person tjetër, mashkull.

    Vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe policia. Valon Osmani zëdhënëses në Gjilan, konfirmoi për Insajderin se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

    “Me datën 01.02.2025 rreth orës 08:10 kemi pranuar informacion se ne një motel në qytetin e Gjilanit një person i vitit të lindjes 2000 është gjetur pa shenja jete. Njësitet Policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësorë nga Emergjenca e Spitalit rajonal të Gjilanit ku mjeku konstatuar e ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion. Hetimet në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastin janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark