×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekja e 25 vjeçarit në vendin e punës, policia arreston tre menaxherë të një kompanie

    Insajderi
    25 November 2024 - 08:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së djeshme Arbër Gërguri nga fshati Vragoli i Komunës së Fushë Kosovës ka vdekur në Prizren pasi dyshohet se ka pësuar lëndime në vendin e punës.

    Lidhur me rastin janë arrestuar tre menaxherë, të cilët janë dërguar në mbajtje.

    Më tutje në raportin 24-orësh thuhet se prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i vikitmës të dërgohet në obduksion.

    “ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS- Prizren / 24.11.2024 – 14:14. Raportohet se viktima mashkull/k, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendin e punës derisa ishte duke punuar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, prokurori si dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj/kosovar (menaxherë) të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Po ashtu prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i vikitmës të dërgohet në obduksion. Rasti në hetime.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark