Vdekja e 27 vjeçarit në Lipjan, reagon Osmani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekja e 27 vjeçarit në Lipjan, reagon Osmani

    Insajderi
    08 July 2025 - 18:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja, Vjosa Osmani, ka reaguar për atë që Prokuroria në Prishtinë e ka kualifikuar si vepër penale “vrasje nga pakujdesia” e Agon Zejnullahut. Në lidhje me rastin, pesë zyrtarë policorë janë ndaluar për 48 orë.

    Osmani, ka bërë thirrje për hetim profesional e të pavarur, Osmani thotë se “secili zyrtar që mund të ketë shkelur ligjin apo tejkaluar kompetencat duhet të vihet përpara drejtësisë pa asnjë vonesë”.

    Ajo shkruan se “askush nuk është mbi ligjin”.

    “Ngjarja e rëndë dhe tronditëse e vdekjes së një të riu 27-vjeçar, rreth së cilës ekzistojnë dyshime serioze se ka ndodhur gjatë ndërhyrjes së policisë, kërkon urgjentisht transparencë të plotë, përgjegjësi institucionale dhe drejtësi të pakompromis.

    Të gjitha rrethanat e këtij rasti duhet të hetohen menjëherë, në mënyrë të pavarur dhe profesionale dhe secili zyrtar që mund të ketë shkelur ligjin apo tejkaluar kompetencat duhet të vihet përpara drejtësisë pa asnjë vonesë. Askush nuk është mbi ligjin”, shkroi Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark