×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekja e 33-vjeçarit në rrugën Gjilan-Kamenicë, policia tregon shkaqet e aksidentit

    Insajderi
    21 October 2024 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka vdekur dhe dy janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën e Kamenicës mëngjesin e së hënës.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Ai ka bërë të ditur se përkundër ndihmës së ofruar në emergjencë, viktima e moshës 33-vjeçare vdiq si pasojë e plagëve të marra.

    Ju njoftojmë se sot më 21.10.2024 rreth ores 06:40 është  raportuar për një aksident trafiku me lëndime në rrugën e Kamenicë afër pompës së karburanteve ” Hib Petrollit”. Njesia e Trafikut Rajonal dhe Ndihma e parë menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes. Edhe për kundër ndihmës së ofruar nga ekipi i Qendres Emergjente jemi njoftuar  se rreth orës  07:38 vozitësi i veturës i moshës rreth 33 vjeçar ka ndërruar jetë”, ka bërë të ditur Hashani.

    I njëjti ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshirë një kamionetë, ku drejtuesi i saj dhe një pasagjer janë jashtë rrezikut për jetë.

    Hashani po ashtu ka njoftuar edhe për shkaqet e aksidentit të rëndë që përfundoi me humbjen e jetës së 33-vjeçarit. Nga hetimet e para, dyshohet se drejtuesi i veturës si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë humb kontrollin, ku godet anësoret dhe kamionetën.

    Nga hetimet e para dyshohet se deri te ky aksident i rëndë të ketë ardhë për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë dhe mos respektimit të shenjave të trafikut, ku drejtuesi i veturës e humbë kontrollin mbi mjetin duke godit fillimisht anësoret e rrugës dhe më pas përplaset direkt me kamionetën që i vinte për ballë“, shtoi tutje zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark