Një person është raportuar se ka vdekur dje në Podujevë.
Mediat vendore raportuan se i ndjeri ishte i prekur nga gripi sezonal, dhe ka ndërruar jetë derisa ishte duke marrë infuzion.
Në raportin 24-orësh të policisë është raportuar vdekja e një personi në Podujevë, ku thuhet se ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Lidhur me rastin e lartcekur ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar dhe më pas me urdhër të prokurorit kompetent trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Rasti në fjalë është cilësuar nga policia si “Hetim i vdekjes”.