![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Një grua 67-vjeçare nga fshati Kuk i Dragashit ka vdekur në orët e para të mëngjesit, të hënën e 26 dhjetorit. Sipas Policisë së Kosovës viktima kishte pasur shenja dhune në trup dhe në familjen e saj dyshohet se kishte pasur dhunë. Tashmë Prokuroria Themelore në Prizren ka nisur hetimet lidhur me rastin.
Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit ka deklaruar se viktima dyshohet se ka pasur dhunë në familje, dhe rasti është cilësuar si vdekje e dyshimit.
“Ka vdekur në shtëpinë e saj në moshën 67-vjeçare, dyshohet që ka shenja dhune në trup”, ka thënë ai.
“VDEKJE E DYSHIMTË/Dragash 26.12.2022 – 05:00. Pas një informate të pranuar se viktima femër kosovare ka ndërruar jetë, njësiti përkatës kanë dal në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Lidhur me rastin për Gazeta Inasjderi ka folur edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Fitore Mehmeti.
Ai tha se lidhur me rastin tha se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML, si dhe prokuroria ka autorizuar policinë për ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore.
“Lidhur me rastin të cilit i referoheni, ju njoftojmë se prokurori kujdestar ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës me urgjencë të dërgohet për kryerje të obduksionit në Institutin e Mjeksësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, për të kuptuar shkakun e vdekjes. Po ashtu, lidhur me rastin prokurori ka autorizuar policinë për ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore”, tha Mehmeti për Insajderin.