Vdekja e biznesmenit Kryeziu - çka thuhet në raportin e Policisë? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekja e biznesmenit Kryeziu – çka thuhet në raportin e Policisë?

    Insajderi
    03 November 2023 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e biznesmenit, Lulzim Kryeziu, shkruan Insajderi.

    Aty bëhet me dije se Kryeziu “është gjetur pa shenja jete”.

    “Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Mjeku i emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

    Ndërkohë, rasti nga prokurori është cilësuar si “hetim i vdekjes”.

    Kryeziu ishte pronar i pompave të derivateve ‘Shell Kosova’.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark