Vdekja e dyshimtë në Pejë, prokuroria nis hetimet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekja e dyshimtë në Pejë, prokuroria nis hetimet

    Insajderi
    15 June 2025 - 13:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Pejë.

    Në rrugën “Rozafa” të këtij qyteti, një burrë është gjetur pa shenja jete.

    Për rastin në fjalë, Prokuroria tashmë ka nisur hetimet.

    Kështu ka deklaruar për media, Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.

    “Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’iu bërë autopsia. Ndërkaq, me t’u raportuar ky rast në një lagje të Pejës, kanë dalë njësitet relevante policore bashkë edhe me Prokurorin e Krimeve të Rënda”, tha Nikçi.

    Lidhur me rastin nuk janë bërë të ditura detaje të tjera.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark