Vdekja e fëmijës nga shembja e shtëpisë, pasojë e një tenderi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekja e fëmijës nga shembja e shtëpisë, pasojë e një tenderi

    Insajderi
    06 June 2016 - 19:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sikur procedurat për dhënie tenderi të ishin kryer më herët, shtëpia e shembur sot në Prizren nuk do të kishte marrë jetë njerëzish.

    Shtëpia e vjetër në Zonën Historike të Prizrenit, një mur i së cilës u shemb sot gjatë ditës, ku një fëmijë 3-vjeçar gjeti vdekjen, ndërsa nëna e saj dhe tjetri fëmijë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ka qenë në listën e shtëpive në të cilat Komuna e Prizrenit thotë se ka pasur në plan të intervenoj duke mënjanuar rrezikun nga shembja.

    Kështu ka deklaruar, drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Bedri Bytyqi.

    “Edhe pse jo në përgjegjësinë e Komunës, ne si Drejtori e Inspektoratit kemi ndarë 20 mijë euro për të intervenuar në shtëpitë që paraqesin rrezik, duke mënjanuar lëndimin e njerëzve nga ndonjë fatkeqësi”, ka thënë Bytyqi, për Insajderin.

    Komuna e Prizrenit sipas tij, ka një muaj që ka hapur tenderin për intervenim në këto shtëpi, por “si pasojë e vonesave burokratike të tenderimit është vonuar”, ka thënë Bytyqi.

    Për Insajderin, Bytyqi ka treguar se ka qenë në plan që shtëpitë e vjetra në Zonën Historike të Prizrenit, saktësisht ato në rrugën “Marin Barleti”  të sigurohen nga qasja e njerëzve në to, si pasojë e rrezikut.

    “Tenderin e kemi shpallur për të siguruar jetën e njerëzve. Ka qenë në plan sipas tenderit që të sigurohet ambienti rreth shtëpive, kemi kërkuar ndihmën edhe të Qendrës Rajonale për Trashëgimi në Prizren dhe ata kanë dërguar paramanat mbi të cilat duhet të bëhet ndërhyrja por ja që procedurat burokratike bëjnë që të vonohet dhënia e tenderit”, ka thënë Bytyqi, për Insajderin, pa sqaruar arsyen pse nuk është intervenuar më herët./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark