Vdekja e gruas në pompën e derivateve në Komoran - Policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekja e gruas në pompën e derivateve në Komoran – Policia jep detaje

    Insajderi
    21 July 2025 - 09:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua është gjetur pa shenja jete në Komoran të Drenasit, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

    Sipas njoftimit zyrtar, njësitë policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.

    Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

    Burime të sigurta të Insajderit konfirmuan se viktima ishte duke u kthyer nga pushimet në Shqipëri, së bashku me familjen e saj.

    Sipas informacioneve, fillimisht prokurori i rastit kishte vendosur që viktimës t’i bëhej autopsia, por pastaj është bindur nga familjarët që të njëjtës të mos i bëhet autopsia, për shkak se kishte probleme shëndetësore.

    Insajderi do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja lidhur me rastin…


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark