Vdekja e Papës, shtyhen ndeshjet e Serie A - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Vdekja e Papës, shtyhen ndeshjet e Serie A

    Insajderi
    21 April 2025 - 14:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Papa Françesku ka vdekur sot në moshën 88 vjeçare.

    Ky lajm i ka pikëlluar njerëzit anembanë rruzullit tokësor.

    Për shkak të kësaj janë anuluar shumë aktivitete kulturore e sportive, përfshirë edhe katër ndeshjet e Serie A, që ishin paraparë të luheshin sot, Torino-Udinese, Cagliari-Fiorentina, Genoa-Lazio si dhe Parma – Juventus.

    Se kur do të luhen këto ndeshje ende nuk është bërë e ditur, por në njoftimin e ligës italiane thuhet se për orarin e ri do të njoftohet me kohë.

    Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark