Vdekja e punëtorit në Prizren, policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekja e punëtorit në Prizren, policia jep detaje

    Insajderi
    31 July 2025 - 08:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e një punëtori në vendin e punës në Prizren.

    Sipas raportit, ai ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime.

    Policia ka arrestuar dy persona për këtë rast të cilët janë dërguar në mbajtje.

    Raporti i plotë:

    ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAISJEVE MBROJTËSE

    Rr. Besim Shala, Prizren / 30.07.2025 – 12:45. Raportohet se viktima mashkull kosovar duke punuar është rrëzuar nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Lidhur me rastin viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit ku mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse, inspektorët e punës dhe prokurori. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark