Vdekja e së miturës në Himarë, Gjebrea: Prindërit e mjerë sapo vulosën me zi jetën e tyre – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekja e së miturës në Himarë, Gjebrea: Prindërit e mjerë sapo vulosën me zi jetën e tyre

    Insajderi
    03 August 2022 - 09:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Moderatori i njohur Ardit Gjebrea ka reaguar për vdekjen tragjike të 7-vjeçares, e cila u përplas mesditën e djeshme në plazhin e Potamit në Himarë për vdekje nga një skaf të drejtuar një komisari Arjan Tase .

    Nëpërmjet një postimi në Facebook Gjebrea shprehet i pikëlluar për vdekjen e vogëlushës, ndërsa thotë se vetëm ata që janë prindër mund të kuptojnë se çfarë po kalojnë prindërit e vogëlushës.
    Gjebra thotë se në detin shqiptar nuk ka asnjë siguri dhe se prej 32 vitesh nuk ësshtë bërë asgjë për garantimin e jetës së pushuesve në plazhe.

    Reagimi i plotë

    “Nuk ka gjumë dot sonte!
    Mendja është vetem tek vogëlushja e familjes Abdia, çfarë fatkeqësie!

    Prindërit e mjerë sapo vulosën me zi jetën e tyre. Vetëm ata që janë prindër mund të kuptojnë se çfarë po kalojnë sot nëna dhe babai i engjëllit të vogël.

    Ndërsa çmenduria me të cilën tashmë jemi mësuar prej 32 vitesh gjithmonë në tranzicion, nuk ka fund:

    Det pa kufi ndarës në zonat ku janë mjetet e motorizuara.
    Plazhistë që notojnë me gomone, skafe e jet ski që u vijnë rrotull.
    Asnjë limit shpejtësie, asnjë kontroll!
    Trishtim!

    Ngushëllime familjes Abdia dhe paqe për shpirtin e pastër e të pafajshëm!”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Shqipëri/Rajon
    23 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark