Vdekja e Silvio Berlusconit, Italia shpall të mërkurën zi kombëtare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vdekja e Silvio Berlusconit, Italia shpall të mërkurën zi kombëtare

    Insajderi
    12 June 2023 - 18:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditë zie kombëtare për Italinë do të jetë të mërkurën, ditën kur do të bëhet varrimi i Silvio Berlusconit në orën 15:00 me orën lokale, në Katedralen e Milanos me shpenzime publike.

    Qeveria njoftoi se nga sot deri pasnesër flamujt do të valëviten në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike dhe në ambasadat e saj jashtë vendit.

    Trupi i Silvio Berlusconit nuk do të vendoset nesër në pelegrinazh publik, pas një vendimi të autoriteteve italiane.

    Sipas shtypit italian, autoritetet morën këtë vendim nga vështirësia e kontrollit të pjesëmarrjes së madhe të qytetarëve.

    Silvio Berlusconi vdiq mëngjesin e sotëm në moshën 86-vjeçare. Cavaliere është shtruar në spital që nga e premtja në spitalin San Raffaele në Milano./abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark