Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë – Ardian Gjini shpreh ngushëllime: Jam i tronditur, nuk ka fjalë që e shprehin dhimbjen! – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë – Ardian Gjini shpreh ngushëllime: Jam i tronditur, nuk ka fjalë që e shprehin dhimbjen!

    Insajderi
    02 February 2025 - 09:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të pllakës në një shtëpi të pabanuar në fshatin Jaballanicë të Gjakovës.

    Lidhur me këtë rast tragjik, ka reaguar kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini.

    Ai është shprehur i tronditur nga ky rast. Në një postim në Facebook, Gjini u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

    “Jam i tronditur nga lajmi për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë sonte! Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet! Nuk ka fjalë që e shprehin dhimbjen! Le të bëjmë krejt çka mundemi të jemi me familjet në këto çaste të rënda! Qofshin të parajsës engjëjt!”, ka shkruar Gjini.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark