Është publikuar në rrjetet sociale videoja e Adelina Sejdinit, pak para se të vetëvritej duke u hedhur nga një urë.
Në video gruaja paralajmëron se gjestin po e merr pas urdhrit të dëbimit nga autoritetet policore për të mos shkelur 1 vit në territorin e kryeqytetit Romë.
“Unë do vdes se do vdes nga kanceri , e di që nuk e kam të gjatë, por të paktën Adelinat e tjera nuk do të kenë fatin që kam pasur unë. Që kur lexova dokumentin kam makth dhe panik. Unë do pres pak dhe do shkoj të hidhem nga ura, tju vijë turp. Vdekja ime do ju mbetet në ndërgjegje ” thotë Adelina në video.
47 vjeçarja shqiptare, e rrëmbyer, rrahur dhe përdhunuar për 22 vite me dëshminë e saj çoi në arrestimin e 40 shfrytëzuesve të prostitucionit.
Ajo u vetëvrarë në Romë, më 8 nëntor 2021. Alma Sejdini, isht e njohur në kronikat italiane për kurajon e saj në denoncimin e anëtarëve të një bande kriminale që e shfrytëzonin dhe e dhunonin për të punuar si prostitutë rruge.
Ora News siguron dokumentet mes të cilave dhe urdhrin e dëbimit të Adelinës nga territori i Romës i cili ishte firmosur më 5 nëntor 2021, tre ditë para se të kryente aktin tragjik.
Adelina kishte një faqe fb “Adelina 113” që pas vetëvrasjes rezultoi e mbyllur.