Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të lënduarin nga vetaksidenti me motoçikletën me katër rrota, ku përfundoi me fatalitet një 41-vjeçar në Shtupeq të Madh në Rugovë të Pejës.
Sipas njoftimit për media, në deklarimin fillestar i lënduari kishte thënë se vozitës i motoçikletës ishte viktima. Më pas, rezultoi se ngasës I motoçikletës ishte vetë i lënduari, shkruan Gazeta Insajderi.
“Ju informojmë se me datë 03.08.2024, rreth orës 15:30, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Shtupeq i madh-Rugovё. Nё kёtё aksident ishte e pёrfshirё njё motoçikletё (4 rrotёshe), nё tё cilёn ishin dy (2) persona, motoçikleta ishte rrokullisur dhe si pasojё njё person ka vdekur ne vendin e ngjarjёs kёtё e ka konfirmuar ekipi mjekёsor, ndёrsa personi tjetёr ka pёsuar lëndime trupore”, ka thënë policia.
“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR), dhe Prokurori i shtetit, i cili ka urdhёruar qё trupi i pajetё i viktimёs tё dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore ( IML) nё Prishtinё pёr obduksion. Fillimisht sipas deklarimit tё personit tё lënduar vozitёs ishte viktima e aksidentit, pas hetimit nga hetuesit e NJRKRR-DRP Pejё, me datё 04.08.2024 gjatё intervistimit ёshtё konstatuar se vozitёs ishte personi i lënduar tani i dyshuar pёr kёtё aksident”, vijon njoftimi i PK’së.
Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuari me urdhёr tё prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё. /Insajderi.org/