Vdekja tragjike e 19 vjecares, dalin momentet e fundit kur ajo largon rripin e parashutës dhe bie nga një lartësi prej 50 metrash - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vdekja tragjike e 19 vjecares, dalin momentet e fundit kur ajo largon rripin e parashutës dhe bie nga një lartësi prej 50 metrash

    Insajderi
    03 June 2025 - 09:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Momenti që çoi në vdekjen tragjike të 19-vjeçares serbe Tijana Radonic, kur ajo ia hoqi rripin e parashutës dhe ra nga një lartësi prej 50 metrash në Mal të Zi, u kap nga një kamera sigurie.

    Në pamje shihet 19-vjeçarja, që duket sikur po kalon momente paniku, që fillimisht ka hequr jelekun që e mbante të lidhur me parashutën dhe më pas ka dalë nga rripat e sigurimit të vendosur rreth këmbëve të saj, duke bërë që të binte nga lartësia.

    Pushuesit e tmerruar të plazhit treguan se dëgjuan Tijanën të bërtiste sekonda para se të binte: “Më ulni poshtë! Më ulni poshtë!”

    Media lokale Republika raportoi se të tjerë e dëgjuan duke bërtitur “ndihmë”.

    Incidenti tragjik ndodhi ndërsa 19-vjeçarja po xhironte një reklamë për një agjenci turistike lokale.

    Në video, 19-vjeçaren shihet me bikini në parashutë mbi Rivierën e Budvës.

    Dëshmitarët thanë për mediat lokale se ajo dukej e lumtur dhe e relaksuar ndërsa po e lidhnin me rripin e sigurimit dhe po e udhëzonin se si të ulej.

    Megjithatë, Republika raportoi se ajo mund të ketë pësuar një “sulm paniku”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark